Monday, December 22, 2025
BallinaVitrina e libritVilma Nika -Në më kërkofsh!

Vilma Nika -Në më kërkofsh!

Në më kërkofsh në brigje mbetur
të shkojmë në det në paçim fat.
Aty ku strehën kishim gjetur,
unë si sirenë,ti si pirat.

Në më kërkofsh malit ngjitur
n’kurora bjeshkësh prej menteli.
Do të më gjesh me diellin lindur
që me dashni na përkëdheli.

Në më kërkofsh nëpër lëndina
ku bëmë kurorë me besa-besë.
Pranverë do jenë katër stinët,
dhe unë aty do të të pres.

Në pyetsh për mua shoqërinë,
e keni parë k’të vajze gjëkund?
Do thyesh heshtjen me mërzinë
me gotën kthyer lot me fund.

Në më kërkofsh në ditë me shi
me avuj zemrash bëhu muzë.
Aty do qajmë ndoshta të dy,
ku puthen lotët buzë më buzë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Alban Hajrushi-Pse veç sonte!

Cerazela Kondi-Ti!

Poem by Adri Adriana