Monday, February 9, 2026
BallinaVitrina e libritVilma Nika-Nënë moj

Vilma Nika-Nënë moj

Nënë moj s’tu shterën lotët
deti yt nuk po gjen fund,
n’u përpjekshin të dy botët
ti prap zemrash i përkund.

Nënë moj fati të zgjodhi
thinjur shpresës pak nga pak?!
Perëndia të mëkoi
jetë e dhimbje ti kesh hak.

Nënë moj në sytë e tu
rritet drita pa kufi.
Prej durimit nëpër lutje
mësoj bota dashuri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT