Ish-futbollisti i Real Madridit, Guti Haz ka folur për dyshen anësore më në formë për momentin në futbollin europian, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.
Guti mendon se lojtari i Kombëtares së Brazilit është më i mirë sesa Mbappe, shkruan Lajmi.net
“Në këto momente, Vinicius është më i mirë se Kylian Mbappe”, ka thënë shkurt ish-lojtari i klubit të Real Madrid.
Vini gjatë këtij sezoni në La Liga, ka zhvilluar 27 ndeshje, ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë shtatë asiste.
Kurse Kyilian Mbappe në Ligue 1 të Francës ka zhvilluar 26 ndeshje, ka shënuar 19 gola dhe ka bërë katër asiste
