Vinicius Jr., sulmues brazilian i Real Madrid, po përballet me një situatë të ndërlikuar mes rinovimit të kontratës dhe performancës jo të zakonshme në këtë sezon. Marrëveshja e tij, që skadon në 2027, është e ngrirë aktualisht dhe marrëdhënia me tifozët e ‘Bernabéu’ ka pasur tensione, duke u reflektuar në kritika dhe fishkëllima në ndeshjet e fundit.
Sipas ‘The Guardian’, Chelsea po planifikon një sulm të madh për verën dhe po studion një ofertë rreth 160 milionë euro për ta transferuar brazilianin. Në Londër, ku buxheti është i konsiderueshëm që nga ardhja e biznesmenit Todd Boehly, e shohin situatën si një mundësi strategjike për të marrë një nga lojtarët më të spikatur të Real Madrid pa e humbur pa pagesë vitin e ardhshëm.
Ky transferim do ta bënte Viniciusin lojtari më i shtrenjtë në histori të Premier League, duke tejkaluar shifrën e 150 milionë eurove që Liverpool pagoi për Florian Wirtz. Chelsea do të merrte një nga elementët kyç të kampionit të Spanjës, i njohur për aftësitë e tij të shpejtësisë, driblimit dhe udhëheqjes në Champions League.
Në Madrid duan të shmangin një skenar të ngjashëm me atë të Cristiano Ronaldos në 2018, kur portugezi u shiti te Juventus për 117 milionë euro, megjithëse i kishin mbetur tri vite kontratë. Situata e Vinicius ndryshon, por klubi ka treguar se nuk heziton të negociojë me ‘yjet’ e tij.
Sidoqoftë, janë disa faktorë që komplikojnë gjërat. Performanca e tij ka rënë: 17 ndeshje dhe 1,334 minuta pa shënuar gol, vetëm 13 gola në 2025 dhe 19 që nga mosfitimi i “Topit të Artë”, një mesatare e dobët për pesë vitet e fundit. Kjo ka dobësuar lidhjen me tifozët, të cilët kanë shfaqur pakënaqësi, duke filluar nga fishkëllimat e fundit ndaj Betisit dhe incidenti me fshirjen e fotos me fanellën e Real Madrid nga rrjetet sociale.
Në Valdebebas, drejtuesit monitorojnë nga afër situatën dhe po planifikojnë alternativat. Vitinha i PSG dhe Adam Wharton i Crystal Palace shihen si opsione për të zëvendësuar Viniciusin në rast të largimit të tij.
Ky skenar mbetet një nga temat kryesore të merkatos së verës, ku kombinimi i performancës sportive, marrëdhënies me tifozët dhe ofertave milionëshe mund të ndryshojë rrjedhën e futbollit europian/Syri net/.
