E BARDHA
A e di, o zemra ime, a e di,
se sikur ty ngjyrë e bardhë askujt s’ i rri,
se ngjyrë e bardhë si ty, askujt nuk i ka hije,
flokun e zi lëshuar, që në çdo stinë më bën hije?
E bardhë ishte edhe ajo ditë vere,
kur së pari ta fala e ma fale njomështinë,
moj qafë gastare ndër të gjitha çupat,
moj më erëmira trëndelinë,
me flokët tuaj mëndafsh kaçurrele,
si gonxhe qershori çel mbi shpinë,
më bën të harroj çdo ëngjëllore tjetër,
zeshkane, flokëkuqe a bjondinë
!
Ke mëshirë, falma veç një natë ti buzën,
ëmbëlsinë, që askush tjetër s’ e ka,
ditë e natë për ty të shkruajë, e lus muzën,
që prejse syri im ty të ka pa’,
unë do të ta fal më rebelen timen lirikë,
që të të shpojë zemrën tej për tej,
o yllësi nate, që nga etja do me më fikë,
e pa pra po më vlon gjakërat ndër dej!
