Monday, January 26, 2026
BallinaVitrina e libritVioleta Kadriu-KUR DUA TË VALLËZOJ PËR TY

Violeta Kadriu-KUR DUA TË VALLËZOJ PËR TY

KUR DUA TË VALLËZOJ PËR TY

Kur dua të vallëzoj për ty,
unë vallëzoj me erë dhe me shi,
kur bie borë e ka stuhi,
kur rrezon dielli e fillon të ngrijë!


Kur dua të vallëzoj për ty,
melodinë e poezisë e hedh në varg,
përnjëherë harroj që një e një bëjnë dy,
sado të të kem afër, më duket se je larg!


Kur dua të vallëzoj për ty,
mbledh simfonitë e zogjëve e i fus në këngë,
lus yjet të zbresin e t’ më shkëlqejnë në sy,
lotët e lumturisë më mbesin qull në mëngë!


Kur dua të vallëzoj për ty,
harroj se çdo stinë nuk është pranverë,
afshit të shpirtit ia thej çdo dry,
dashurisë i hap rrugë, t’ më trokasë në derë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT