Nëse ma cënoni lirinë,
nëse m’ ia këpusni shpirtit telat,
nëse ma servoni ndonjë çmendinë,
nëse anijes së jetës doni t’ m’ ia lëshoni poshtë velat,
në ju fle më i përbindshmi njeri- jonjeri,
djall me një milion e jo veç me një bri!
Nëse me djallëzi vetflijimin doni t’ ma vulosni,
duke u munduar ndaj frutave të shpirtit t’ ma errësoni dashurinë,
nëse nderin mundoheni të ma përdhosni,
e të ma çrrënjosni nga zemra lumturinë,
çdo rreze dielli e hëne do t’ ju sjellë lemeri,
Purgatorin e Dantes do ju bjerë ta shikoni me zili!
Andaj, mosni, mosni, mosni,
se shpirtin tuaj në vend timit do ta sosni!
