Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritVISAR ZHITI: VAZHDIMISHT TRADHTOHET NJERIU

VISAR ZHITI: VAZHDIMISHT TRADHTOHET NJERIU

Vazhdimisht tradhtohet njeriu,
nuk e kam fjalën për ditën e tij që befas
bëhet mbrëmje,
as për mbrëmjen e flokëve të tij
që zbardhet e bëhet ditë e heshtur pleqërie.

Tradhtohet njeriu
Se kam fjalën që dhe varri i tij vdes dhe emri
Shndërrohet në barë të kalbur harrese.

Por njeriu tradhtohet vazhdimisht nga njeriu.

Dhe kur gjysma ha gjysmën
S’bëhet më e tëra,
Më tha një plak që u plak burgjeve.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT