Sonte
Seç më deh ky shi
Lehtas kur bie
supeve t’rënduar të shpirtit
E rrëshqet trupit
braktisun ëndërrash
Si simfoni psalmesh mesjetare
Pikat e shiut
godasin ombrellën e fatit
bien trotuarëve të pashkeluna
bëhen pellgje malli
bashkë me lotët e shpirtit
Derdhun në lumin e gjatë të jetës