Saturday, March 14, 2026
BallinaVitrina e libritVlora Rexhaj Morina-Ne të dy

Vlora Rexhaj Morina-Ne të dy

NE TË DY

Ne të dy shpirtëra

të pangopur

Shqyejmë sytë

njëri-tjetrit

Ne të dy

horizontesh shtrimë

duart e mpira

Për një copë qiell

Për një copë ëndërr

Harruar diku në

jastekun e fëmijërisë

Ne të dy duarkryq

Sodisim portretet e njëri-tjetrit

Në lumin që vodhi shkëlqimin dritës

tinëzisht

Ne të dy

Shekujsh shuajmë etjen

Me lotët e njëri-tjetrit

që burojnë mallshëm

Pa ndaluar në truallin

e askujt.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT