Saturday, April 4, 2026
BallinaVitrina e libritVojsava Branko-Pranvera

Vojsava Branko-Pranvera

Ti erdhe pranver me gjelbërim si ngahera,
Do vin e do ikësh ashtu si të tjerat,
Mes luleve pafund do hedhësh vështrimin,
Manushaqia,vjollca çelin, vyshken e humbin shkëlqimin.

Tek eci në rrugët e qytetit tim,
Era fluturake fustanin t’a merr,
Ngrohtësia përshkon gjith trupin tënd,
Përkëdheljet e saj trupi s’i ndjenë.

Aroma e tokës,mushkrit seç i mbushi,
Me erën zhurritse të barit të njom,
Pran lumit fëmijt hedhin gurishte,
E gjora Lanë s’ka goj që të thotë.

Tek ulem në gjelbërimin e barit me vesë,
Cicërima e zogjve si kitarë më vjen,
Lëkunden pemët pranë njëra tjetrës,
Muzika që ndjej,nxjerr tinguj e dhimbjes.

E dëgjoj më endje k’të melodi,
Çdo vit që ikën sjell një trishtim,
Ashtu e heshtur në lëndinën e freskët,
Çdo pranver që vjen e ikën aty do më gjej.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT