Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeVrasja e gruas në Ferizaj, i dyshuar është ish-bashkëshorti

Vrasja e gruas në Ferizaj, i dyshuar është ish-bashkëshorti

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj. Një person ka vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale ndërsa ka plagosur një burrë.

Dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Vjosa Baftiu zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

“Mundem me konfirmu se ka ndodhë një vrasje, dyshimet e para janë që ish bashkëshorti e ka privuar nga jeta ish-bashkëshorten. Ende jemi duke prit informata të reja nga prokurori i rastit”, deklaroi Baftiu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT