Tuesday, December 30, 2025
BallinaLajmeVritet një person, Policia në kërkim të të dyshuarit

Vritet një person, Policia në kërkim të të dyshuarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasditës së sotme në qytetin e Prizrenit.
Një person është vrarë nga ana e një personi tjetër ndërsa i dyshuari është në kërkim të Policisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është komnstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. Është në kërkim nga Policia’’, ka thënë Bytyqi.

Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes, ka shtuar më tutje Bytyqi.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT