Ronaldo u prit me shumë entuziazëm në ‘Old Trafford’, por aventura e tij e dytë nuk ishte as afër me atë të parën. Madje, larg edhe me aventurat e portugezit te Juventus e Real Madrid.
I dëshpëruar me aventurën e tij është edhe Wayne Rooney, ish-shoku i tij i skuadrës. Ai beson se nënshkrimi me të nuk funksionoi për United.
“Duhet të thuash jo”, tha Rooney, i pyetur nëse nënshkrimi me Ronaldo funksionoi, transmeton lajmi.net.
“Ai ka shënuar gola, gola të rëndësishëm në Champions League në fillim. Shënoi het trik ndaj Tottenham, por nëse sheh të ardhmen e klubit, duhet tentuar për lojtarë të rinj, të etur. Ai është i rrezikshëm për gola, por për pjesën tjetër të lojës, skuadra ka nevojë për më shumë. Ata kanë nevojë për lojtarë të rinj, të uritur”, shtoi Wazza.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë rrezikon të mbetet pa kualifikim në Champions League – me shumë gjasë do të mbetet – por, ka mundësi që ai largohet nga United në fund të sezonit
