Sunday, March 15, 2026
BallinaSportXavi e krahason Pedrin me Iniestën

Xavi e krahason Pedrin me Iniestën

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka thënë se mesfushori i ri, Pedri, është në nivelin e njëjtë me Andres Iniesta, pas rolit të tij kryesor në fitoren 2-1 ndaj Real Betis të mërkurën mbrëma.

Xavi tha se Pedri ndan të njëjtat cilësi si njeriu me të cilin luajti për 13 vjet.

“Ai është një lojtar që është në një nivel tjetër, kam parë shumë pak si ai. Ai është i talentuar, është në nivelin e Iniestas. Nëse e krahasojmë Pedrin me Iniestën për momentin, Iniesta fiton lehtësisht, sepse ka luajtur për shumë kohë. Për mua ai është talenti më i madh i futbollit spanjoll i prodhuar ndonjëherë. Por Pedri shumë i mirë, ka një talent të ngjashëm”, tha Xavi.

Xavi dhe Iniesta krijuan një partneritet të jashtëzakonshëm në mesfushë për Barcelonën gjatë një periudhe në të cilën ata fituan 25 trofe së bashku, shkruan DailyMail, përcjell Klankosova.tv.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT