Humb apo nuk humb?!
Nata po binte…
Bebëzat e syve hapeshin më shumë…
Dridhshëm kujtova kapërcimin e një lumi:
“Humb apo nuk humb..?!”
Nata po binte në rrugë,
kur për ca fjalë të kota u nervozuam e u zumë…,
dridhshëm kujtova një plakë qyqare që vajtonte varfërinë:
“Humb apo nuk humb..?!”
Nata po binte…
në pyllin e dendur terri ishte i pafund…,
natës i kërkova: – Më fal një yll?
“Humb apo nuk humb..?!”
