Motiv vjeshte
1.
Vjeshta zgjat penelin
bën një gjeth të verdhë,
era vrapin nis
sjell gjethe të tjerë.
2.
Pylli (dhe pa gjethe)
këngë malli këndon,
një shi vjen papritur
pyllin gjelbëron.
3.
Harabel i vockël
sqepin paska mbledhur,
kërkon fëmijërinë,
vallë, ku është fshehur?
4.
Në pyll kur vjen nata
çdo gjë sikur humb…,
për një yll udhëtar
pylli nuk ka gjumë.
5.
Një jastëk prej gjethesh
i sjell… – Pusho, bir!-
Bëj një gjumë të ëmbël!
Yll, natën e mirë!
6.
Pylli në çdo stinë
të thotë: – Eja, eja!
Pret miq, mysafirë
dhe fole të reja.
