ME DRITË ÇDO RRUGË
Me dhimbjen njeriu jeton,
në jetë vjen lakuriq,
dhe qan kur lind!
Nga lindja në vdekje,
jeta është rrugë,
me baltë dhe gurë!
Me përpjeta dhe tatpjeta,
me fusha,me male,
e drejtë dhe me kthesa!
Maratonomak që s’lodhet kurrë,
ndërgjegjja e pastër njerzore vrapoftë,
mbushtë me dritë çdo rrugë!!
