Wednesday, March 4, 2026
BallinaVitrina e libritXhavit Gasa-PËRTEJ

Xhavit Gasa-PËRTEJ

PËRTEJ

Përtej urtisë së fjalës poetit,
klithmojnë zëra të çjerrë korbash,
zgjojnë kujtime të natës së errët,
fshehur si zgërbeja në rafte rrobash.


Përtej akullanjës së dimrit të ftohtë,
që xhvesh pemët nga gjethet,
janë sythat e fjetun që zgjohen,
nga erërat e ngrohta të pranverës!


Përtej një vale deti a një shpati mali,
përtej dhimbjes së një ëndre,
përtej gjithçkaje qëndron morali,
që s’e gërryen asnjë lloj zgërbeje!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT