Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritXhavit Gasa-THEMELET E LIRISË

Xhavit Gasa-THEMELET E LIRISË

THEMELET E LIRISË

Tan Kosova bani thirrje
Bijve të vet anë e mbanë
Ka ardh koha e lirisë
Me i dalë serbit ballë për ballë.


Bujku në are la parmendën
Dhe studentët lanë shkollën
Kurbetlinjtë lanë kurbetin
Ju përgjigjën thirrjes së Kosovës.


Gjyshi plak rroku armët
U çue n’këmbë gjithë rinia
Dhe i doli zot vatanit
Se pa gjak nuk vinte liria.


Mençuria e Ibrahin Rugovës
Dhe trimëria e bacë Ademit
Gjaku i bijëve të Kosovës
Ja betonuan lirisë themelet!


Moj Kosovë, moj sokoleshe
E gëzofsh për jetë lirinë
Ti je në botë ma i riu shtet
Nuk guxon kush me t’prek kufinjtë!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT