Monday, March 9, 2026
BallinaVitrina e libritXheladin A. Çitaku-GUDULISJE PËRCËLLUESE

Xheladin A. Çitaku-GUDULISJE PËRCËLLUESE

GUDULISJE PËRCËLLUESE

Graduar kredencialesh në fraqe diplomati,
mbështjellur në paragjykime me imunitet,
imponojnë vullnetet si gardianë kazamati,
mbajnë kleptët nën sqetull për qejfin e vetë.

Ngrisin marionetat në shkallë të iluzionit,
ndërsejnë e yshtin në gremisje të shpirtit,
ushqejnë ëndërrimin në delire të pasionit,
për ngopje egoizmi e kamuflime të flirtit.

Shtirje hipokrite e buzëqeshje pa trajta,
ambicien lansuar si përthurje leksioni,
në kurrizet e thyera në halle e krajata,
fronëzojnë vetëveten në role padroni.

Dinakëri e ngjyruar veshë gzofin e mikut,
trason ngazllyeshëm shtigjet në rrëshqitje,
plotëfuqishëm shinë, si në lëmin e çiflikut,
filizat e pranverës sakatosë me krasitje.

Lozin figurinat të mbrujtura në injorancë,
me varkë të rrëgjuar hidhen në lundrim,
në detin e trazuar s`qëndrohet pa spirancë,
sado mendje-tretura të futet në lajthim.

Me korin e krrokatjes s`bëhet dot muzika,
se vrazhdësitë gërvishtin shqisat e dëgjimit,
në iso demagogjie nuk qëndron dot etika,
as ngopet uria me çamçakëz të mashtrimit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT