Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritXheladin A. Çitaku-PINJOLLË TË CINIZMIT

Xheladin A. Çitaku-PINJOLLË TË CINIZMIT

PINJOLLË TË CINIZMIT

Më vodhët gëzimin
e agut të mëngjesit
kur drita feks,
pinjollë të mashtrimit
të pasmesnatës,
tek bërbëlitni
në delire moçalore.


Më vodhët ngazëllimin
për rrezen e diellit
që ndriti horizontin,
kleptomanë të argasur
shtigjeve tinëzare,
ngulfatës shkëlqimesh
në re të zeza
të shpirtrave blozë.


Më vodhët bekimet
e qiellit të kthjelltë,
vranësira të nxira
fytyra pa trajta,
mercenarë të xhepit,
kalorës të epshit.


Më vodhët ngjyrat
e magjisë së shpirtit,
vërshuar në shkronja
për yllin ndriçues
me vezullim mashtrues,
si dritë neoni
në shiun trishtues.


Më vodhët syrin
e fanarit të jetës,
e lotët m`i latë…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT