Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritXheladin Çitaku-PUDROSJE

Xheladin Çitaku-PUDROSJE

PUDROSJE

Në civilizime të gënjeshtërta
bota kot krekoset,
kot të tjerët mashtron
sikur shpirtin e lë për njerinë;
lajkatimesh të tepërta
pudroset,
virtytin turpëron,
kostum i veshë pafytyrësinë.

Gunën e mallkimit
supeve hedh njerëzia,
trajtat e vetes mbulon;
nën maskën e qytetërimit
harbon hipokrizia,
jetën e përcëllon.

Për emra idolesh
përulje e përbetime
nënqeshjesh cinike,
e tallin njeriun;
në kalata molesh
stivosur blatime,
me psalme ritmike,
e varrosin të ziun.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT