Kur unë e ti takohemi
Ne kalojmë përmbi botë!
Shpirtrat tonë gëzohen
Derisa kalërojnë!
Ylberin së bashku kalërojmë
Ti e prek gjirin tim të përvëluar,
Digjesh edhe ti pandarë
Këtë kurrë s’e kishe menduar!
Kur dielli të ketë perënduar
E lumtur i mbledh yjet
Nëpër re buçet zëri yt
Kur i mban ndër duar!
