Wednesday, March 11, 2026
BallinaVitrina e libritXhemajli Shala-KUR ZOGJTË FLUTUROJNË

Xhemajli Shala-KUR ZOGJTË FLUTUROJNË

Saherë që zogjtë fluturojnë,
kujtoj ditën kur ti më ike!
Në vjeshtën e vonë,
atëherë kur ata migronin,
migrove edhe ti.
Edhe në pranverë
kur e shoh fluturimin e tyre
më ngjajnë në vjeshtën e vonë.
E si vallë e lanë folenë dhe ikën në largësi?!
Atë ditë të ftohtë me shi,
Fatin ma mbështollën rrugët e labirintit.
Saherë që të shoh në ikje ,
përmbytem në ujëvarën e frikës!
Pse e tëra kjo po më ndodh,
kur ti vet ike?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT