Tuesday, February 10, 2026
BallinaVitrina e libritXhemajli Shala-Për tokën Dardane

Xhemajli Shala-Për tokën Dardane

Mbi këtë truall ku rëndon historia
Ku loti u derdh e u bë lumë
Sot heshtin malet flet lavdia
Për ata bij që ranë n’këtë vatan

Dardanisë plakë me plagë në gji
I falem sot me shpirt e me besë
Se çdo gur i saj mban një histori
Dhe çdo lule rritet me gjak

O fushë e gjerë o dritë e thyer
Ku trimat ranë si lisa me rradhë
Me ballin lart kurrë të përkulur
Për këtë tokë për këtë truall

Nën hijen e rëndë të një guri varri
Një nënë e vjetër ende po pret
I digjet shpirti si flakë e një zjarri
Për djalin e ri që në dheun e vet tret

Po krisma e pushkës u bë këngë lirie
Dhe dhimbja u kthye në krenari
Ti tokë e bekuar plot dritë perëndie
Ti je vetë jeta e kësaj Dardanie

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT