Sytë e tua moj notojnë në horizont
Një ajër i pastër që shpirtin ma ndal,
Nuk është shikim, por një fllad i thellë,
Që zbret në qenien time, i ngrohtë dhe i vërtetë.
Në thellësi të tyre, bota shuhet,
Mbetem vetëm unë dhe ai nur që s’zbehet.
Çdo klithmë, çdo hije, në dritën e tyre tretet,
Një qetësi hyjnore në zemër më kthehet
.
Aty nuk ka fjalë, por ka kuptim,
Një dialog shpirtërash pa asnjë gabim.
Ata nuk më gjykojnë, as nuk më kërkojnë,
Vetëm më pranojnë dhe thellë më frymojnë
.
Dhe unë, i humbur në këtë vështrim,
Ndjej se jetoj sërish, në një agim.
Sepse sytë e tu janë streha dhe porta,
Ku dashuria lulëzon dhe e vërteta flet.
E ne së bashku do mbetemi këtë jetë
Fotografia më e mirë si portret.
Kërkoj sytë e tua të jenë përjetësisht ,
Të mbjellur në dritën e syve në horizont.