Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritXhemajli Shala-Trillimi

Xhemajli Shala-Trillimi

Trillimi i radhës në këtë natë
Të vonë athua kujt i bie
Shorti të luaj në lojën teatrale
Triller mirë të orkestruar

Vallë athua si do luhet loja
Me përfytyrime të rrejshme
Ta rrëzojnë për toke trupen
Teatrale aty s’merr bojë më

S’ka çka të ngjyroset aty
Përveçse ankth friksime
E tëra athua anonim mbetet
Aktrimit triller shantazhim

Mjerë ata që janë pjesë e lojës
Maskat sonte për të keq
Punën e ndyer e arrestuar
Sytë e jetës mbajnë nën pranga

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT