Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritXhemile Adili -KËNGË POPULLORE PËR DASHURINË

Xhemile Adili -KËNGË POPULLORE PËR DASHURINË

Sa herë vë kokën aty mbi gjoksin tënd
Kuptoj si bie tërmeti kur dridh një vend.


Kur me flokët e tu kaçurrelë gishtat ngatërroj
Si të ishin rrënjë lisi forcën përballoj.


Kur marrë frymë me frymën tënde gulçuar
Tufanet shkojnë e vijnë sa keq të turpëruar.


Kur të kap dorën në park, turp pse ti ke
Obobo më vërshoi të tërë gjaku yt rrëke.


Zemra zemrën mbuloi aty poshtë nën hije
Kot këndon kënga e vjetër, pika që s’i bie.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT