Sunday, March 15, 2026
BallinaVitrina e libritXhemile Adili-KUR NUK DI Ç’NGJANË ME TY

Xhemile Adili-KUR NUK DI Ç’NGJANË ME TY

KUR NUK DI Ç’NGJANË ME TY

Kur për ty nuk mësoj një ditë ç’ngjanë,
mbytem në lotë, nuk kam kokërr gjumë,
nuk ha, nuk pi, nuk buzëqesh… vdes.
Secilën ditë, më shumë se tjetrën vdes,
Një det katran më mbështjell djallëzisht,
Fustanin vesh për ty. Dush, për ty. Ujis lulën
dhe duroj e luftoj për ty.


Tokë qiellore kam besimin tim për ty,
U nxinë male, shkëlqejnë asfalt e trotuare
për ty gjithçka lind e vdes në mua,
hënëza skajohet pas lotësh të mi
dhe çuçuron emrin tënd…


Kur për ty nuk mësoj një ditë ç’ngjanë,
Pylli vetmitar ngarkohet me tetë male tutje
dhe në shpirtin tim bënë gjëmë vuajtjeje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT