PRAP PO VJEN MARSI
Gjunjëzohesh përball dhe thua
Nuk kërkoj të më falësh botën
Bota dua té jem për ty.
Nuk kërkoj vetëm bukurinë tuaj
Dua dhe shpirtëroren
Ashtu me dhimbje, vuajte.
Ngarkuar né rrugën
Me lakadredha, jetë
Me zemër té gërvishur
E ndjenjén ngrirë nga zhgenjimi.
Nuk kërkoj sytë e tu
Té ua shoh vetëm shkëlqimin
Kërkoj t’i shikoj thellë
Té ua njoh dhimbjen.
Do të mbéledh gjithë forcën e shpirtit
Të njohë mirë
Fatin tënd pa fat
Nga që njoh mirë dhimbjen.
Vitesh ja njoh plagët
Mund të thuash jam egoist
Nga se i kërkoj té gjitha.
Thinjur jam duke kërkuar
Një thesar shpirti
Një xhevahir
E nuk e gjeta.
Shfaqen si diell agimesh
E né perëndim
Té lejnë një zhgenjim
Me té zi se e zeza e natës.
Hapin nje plagë té re dhe ikin
Pa menduar sa tekan lénduar
E tani qé gjeta thesarin e shpirtit.
Dua të humbas
Thellë né vezullimin
E atyre syve
Që kanë shumë pér té më thënë.
Ku s’lejoj që fytyra jote engjëllore
Té preket nga shiu
Kur bie poshtë qepallave.
Edhe pse jemi
Né pritje té stinës me té bukur
Që vjen me plot nunca ngjyrash
Ku sythat sa po kanë filluar té çelin.
