Tuesday, February 24, 2026
BallinaVitrina e libritXhemile Adili-PIKËTUROJ IMAZHIT TËND

Xhemile Adili-PIKËTUROJ IMAZHIT TËND

Kësaj nate
Me shkronja mbi fletë të bardhë
Pikëturoj imazhit tënd
Jo, nuk të kam harruar.

Mbaje mend mirë çdo gjé
Flokët gjysëm të thinjura
Buzëqeshjen dhe sytë gjithë dritë
Momenti i parë që sytë tanë u përplasen.

Dhe i fundit.

Në kafenenë në qendër të qytetit
Aty në bllok
Sa po ndaloi shiu që biente
Një fllad i lehtë.

Përzier me arome mimozash
Përkëdhelur lehtë
Ashtu si sytë tanë përkëdhelnin.

Tani mbeti vetëm një kujtim
Sa i bukur, aq dhe të vret
Tani e di mirë
Që netëve të gjata rrinë pa gjumë.

Veshur me trishtim.
Mos e fshih as lotin
As dhimbjen.

E di mirë që dhe ti ke mallë
Ashtu si unë.

Ah! Sa té gjata m’i bën netët
Heshtja jote
Mi bën vite, shekuj.

E di që dhe ti je zgjuar si unë
Nën çatinë e të njëjtit planet jemi
Të njëjtin qiell shikojmë
Netëve té gjata pa gjumë.

Shikojmë té njejtën hënë
Té njëjtit yje numërojmë
Té njëjtin ajr thithim
Edhe pse largë shumë largë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT