Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritXhemile Adili-POETI I VAJZËRISË SIME

Xhemile Adili-POETI I VAJZËRISË SIME

POETI I VAJZËRISË SIME

Nga malet lart zbret zëri i poetit,
Zhytur thellë në dallgët e detit,
Më të zezë ia bënin jetën e shkretë,
Dhe s’i qanin sytë, i qante zemra vetë.


Me krahë të thyer e zemërgur,
Mundohet vetë ta rrëzojë atë mur,
Majamaleve vraponte e kretë më kretë,
Dhe s’i qanin sytë, i qante zemra vetë.


Fytyrëflori me hidhërime mbushur shumë,
Me net e net i ziu në shtrat pa gjumë,
E ngushëllonin vetëm vargjet fletë më fletë,
Dhe s’i qanin sytë, i qante zemra vetë.


I ngrirë nga dimri, në shpinë mbante male,
Ca kothere bukë i ngjyente në ato halle,
Lot i pikonte në shpirt sa pika uji ka deti,
Zemra nuk mund të qajë, sa qan vetë poeti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT