Ti natë e gjatë vjeshte!
Pse mundohesh të luash me sytë e mi?
Mos m’i kthe sytë në këneta,
Herë në dete u shkakton dallgë,
Herë mundohesh t’ua zbehesh shikimin,
Herë mundohesh t’i djegësh,
Si dru mbi zjarr netëve të dimrit.
Yjet dhe hënën
I fute brenda të zezës sate,
Ua humbe shkëlqimin,
Sa inatçore që je,
Sa ziliqare
S’ngopesh me pushtet..
Por me sytë e mi ç’dreqin pate,
Pse mundohesh t’ua humbësh shkëlqimin?
Lëri të qetë,
Të ledhatojnë nga distanca
Atë që me shekuj kanë larg!
Ti natë e gjatë vjeshte!
Merru me të zezën tënde,
Se mund të bëhesh edhe ti viktimë!
Mund të digjesh dhe ti në këta sy,
Se zjarrin e kanë
Më të madh se të diellit!
Lëri sytë,
Natë e zezë vjeshte!
Të shohin natën tënde,
Kur jep shpirt para dritës!
Një zot e di
Sa sy ke verbuar ti!
