Se di në cilën kohë linda
Apo ishte kohë dallgësh e furtunash
Nese ishte ajo kohë shperbërjesh
Apo ishte kohë e ndryshimeve të mëdha.
Se di cila kohë ishte ajo ,ç’stinë ishte
Kohë parahistorike apo të më vona
Ishte kohë e gurit apo e bronzit
Apo ndoshta ishte kohë e metaleve
Nese ishte ajo kohë e zjarrit
Nuk e di seq kohë ishte
Apo ishte ajo para epokës sonë
Atëherë kur Pellazgija
I shtrinte krahët anë e mbanë
Atëherë kur gjuha ime
Ishte e gdhendur në gur
Gjurmë parahistorike
Të lëna për të mos vdekur kur.
Se di ne linda në kohën e lulëzimit
Të shkëncës e të kulturës
Të lindjës së shtetit të së drejtës
Se di ne ishte ajo kohë
Aristoteliane apo Platoniane
Apo kohë egërsirash
Të oborrëve mbretrore
Ajo koha Neronijane.
Nese ishte kjo epoka Homeriane
Kur kutura Pellazge lulëzonte
Atëhër kur Homeri unifikonte kufinjët
E përmes penë së bukur sfidonte botën
Apo linda në kohën Iliriane
I shtrirë mbi djepinë Pellazgë
Me mbretèrit Ilirë Bardhyllin,Pirroja
Longari,Agronin apo Teuta
Apo mbretit te fundit IlirëGencit.
E di qe qëndrova edhe në kohën Skenderiane
Apo kohës së mvehtësisë shtetrore Vlonjate
Jetova e po jetoj edhe në legjenden e gjallë Ademiniane
Po e di që arrita të ju mbijetojë
Të gjitha epokave apokaliptike
Epokave parahistorike e historike
Histori e thurur mrekullisht
Mbi emrin e epitetin tim
Në të gjitha etapat e zhvillimit njerëzorë
Linda unë për të mos vdekur kurr .