Mbrëmë, disi, për habinë time
Ndërsa mjegulla thyhej mbi gurë
Dritarën ma kafshonin disa zëra
Që s’i kisha dëgjuar kurrë.
Mëngjesit i mora një rreze që hidhej
I mora edhe mesazhin që përcillte ai
Më tej vrava dhe ankthin që dridhej
Pas gjumit të zgjuar që krihej në vaj.
Ylberi shumëngjyrësh nga qielli vrahej
Gjersa shpirti ngadalë i rrëshqiste
Në mesin e ngjyrave që secila ndahej
Përvidhej mallkimi dhe ëmbël i vriste.
Njerëzit ecnin rrugëve sikur hije varri
Të pashkruara, mblidhnin ato afishe
Rreth meje përvajshëm hije siluetash
Kokës më cicërronin sikur dallëndyshe.
Nuk bëhem, u thash, kukull e askujt
As edhe një mashë, a një zë i filtruar
Dua që t’jem rresht i shkruar në libër
Ndoshta në të ardhmën i vyen dikujt!
