A thua mjafton që vetëm të shkruaj
Ta them veç atë që n’zemër e mbaj
Çfarë më thoni ju: ta them a ta ruaj
Apo ta lë zemrën në heshtje të qajë?
Çfarë thua, të ma dhësh një këshillë
Kësaj zemrës sime t’i bësh një ofertë
Nuk je shpirtkeqe, s’të njoh si të tillë
Ta njoh atë shpirt sa është i sinqertë.
Po u takuam, çfarë do të më thuash
Ta marrim shembull, diku rastësisht
A m’tregon a jo nëse do t’më duash
Apo të shpresoj më tej pafundësisht?
Ndoshta asnjëherë s’kemi me u parë
Kam vendosur që një ditë të shkruaj
Nuk po kërkoj, jo, nga ai me u ndarë
Veç fjalën “të dua”, si kujtim ta ruaj!
