Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati -HARKU I YLBERIT

Xhemkadri Kastrati -HARKU I YLBERIT

Sapo hëna lëshoi harkun miklues
Më bëri për vete në shikim të parë
Luftë bëra me erën dhe dola fitues
E mora harkun n’zemër për ta varë!

Zemërohet era e ma hodhi në mal
Aq lart e hodhi ku njeri se mbërrin
Shpejt vrapova që harkun ta ndal
Mezi e zura dhe e lash në lëndinë.

Shpejtuan zanat që harkun ta kapin
Unë i rraskapitur, aty shpejt nxitova
Dhe në atë ankth e shpejtova hapin
Për në ndihmë harkhënes i shkova!

Prita tërë natën e diku në mëngjes
Papritmas ç’më iku mbi re atje lart
Ngjyrave t’ylberit u ra mes për mes
Që sot e kësaj dite ylberi mbet hark!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT