Sunday, November 16, 2025
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-KJO VJESHTË

Xhemkadri Kastrati-KJO VJESHTË

Sythat ngrohen nga rrezet e diellit
Duke u hapur, do çelin në pranverë
Sa t’ngrohet koha në muajin e Prillit
Të gjitha gjethet çelin përnjëherë.

Shpejt kalon vera, dhe jeta me verë
Ndërsa vjeshta do e pret skaj kufirit
Gjetheve ngadalë ngjyrën ua zverdh
Gjethi i shkretë e vuan të zitë e ullirit.

Fillimvjeshtat sa shumë i adhuronim
Gjethet n’ramje kur qetë shushurinin
Gjersa nga era në qiell lart fluturonin
E, pa u penguar, të lira në tokë binin.

S’i duhet shumë gjethit të bie në tokë
Sa mëkat që është për gjethin e tharë
Nuk sheh ku bjen, në këmbë a në kokë
Ndoshta mbi gurë, diku bjen mbi bar.

Por nuk është vetë, ka edhe të tjerë
Që, jetën si murg mos ta përfundon
Dhe ta mban veten se e ka një vlerë
Më pas dalin të rinjë e jeta vazhdon!

Kështu është jeta, lehtë të ndëshkon
Ec ngadalë por sa është e shpejtë
Të gëzon pak, në fakt të mashtron
Edhe të thot: shih, unë jam e drejtë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT