Saturday, December 6, 2025
BallinaSportXhemkadri Kastrati-KUJDES FJALËN

Xhemkadri Kastrati-KUJDES FJALËN

KUJDES FJALËN

Të kënaq në shpirt një njeri kur din
Fjalë të ëmbla, kend nuk provokon
Shkon ku duhet dhe kudo nuk hyn
Kur të folin tjerët, ai qetë i ndëgjon


Cila do fjale qoftë, e keqe a e mirë
Nuk kushtojnë, dyjat janë të njejta
Çdo fjalë që flet të ketë pak yndyrë
Të janë reale, të janë fjalë të drejta


Të gjithë gabojmë nga se njerëz jemi
Por t’njejtin gabim mos e bën dy herë
Edhe pse gabojmë qëllime mos t’kemi
Gabime të këtilla askujt s’i bëjnë nder


Dashte me folë, mëso edhe me heshtë
Kur të tjerët folin dëgjo se çfarë thonë
Jo veç mi hapë sytë, hapi edhe veshët
Kryej punët me kohë, mos i le më vonë


Mos e lejo vedin të ti hapë sytë tjetri
Të vjen gjerë aty të thot mbylle gojën
Gjithmonë lësho rend të flet ai i vjetri
Do ishte më mirë gjuhës ti vësh rojën

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence