Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-MALLI

Xhemkadri Kastrati-MALLI

Këtë vit përtypa shijen e Janarit
N’fakt, ky Janar jo që pat një shije
Se i kam shkuar për mes të acarit
Që, këtij dimri i qëndroi nën hije.

Vazhdova dhe e përtypa një tjetër
Mbetur një punë pa kryer, një hall
Ta përfundoja atë borgjin e vjetër
Edhe një dëshirë që befas u ngjall.

Edhe shijen e vetmisë disi e përtypa
Sa e rrezikshme, më përpinte si valë
Herë qe ëmbël, herë njelmët si kripa
Rrinte në heshtje, më vriste pa fjalë.

Isha mësuar të përtypja pa dhëmbë
Të gjitha, pa u lënë shenjë, i gëlltisja
Po më parë m’shqelmonin me këmbë
Më pas i gëlltisja e më tej s’e ngisja
.
Tani këtë në rend, e kam më vështirë
Që në fund më mbeti, i mallkuar malli
Shpesh se kafshoj, e marr me të mirë
Mallë djalli, do m’fut n’dhe për s’gjalli.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT