Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-MË HARROVE

Xhemkadri Kastrati-MË HARROVE

Ikën kohërat, shkuan në pa kthim
S’po t’kujtohem, sikur më harrove
Ta mbuloi pluhuri atë portretin tim
Vitet ikën e një herë s’më shkrove.

Kopshtin pas shpie e sodis çdo ditë
Aty në atë vend ku ca lule mbollëm
Në atë lulishtë m’thoje:“o djalë, prit”
Një herë dhe hënën aty e përcollëm.

Atë kopsht disi s’e kapnin as rrezet
Se lulja n’dritare mbulonte shikimin
Poshtë nën dritare dashuria ndezet
Dhe nën atë dritare e pritnim agimin.

Gati për çdo ditë dal aty ku të prisja
Aty ku dhe rrezet s’na binin në kokë
Shpesh dhe emrin tënd e përsërisja
Në je e gjallë diku, a mos je nën tokë.

Kurrë, pse ike, s’ma dhe as arësyen
Shumë po vuaj, po më djeg ky mall
Dhimbjet mua kurrë nuk më kursyen
Më shkruaj të lutem në je diku gjallë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT