Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-Mëkatar

Xhemkadri Kastrati-Mëkatar

Mëkatar

Bëj mëkatet, gjer n’fyt zhytem
Nga hidhërimi shpesh nxitohem
As n’xhami as n’kishë nuk lutem
Me asnjëren nuk pajtohem.


Zjej e skuqem si çervish
Më djeg shpirti nga i nxehti
S’mbahem hoxhë e as dervish
Ma ngatërron mendjen sikleti.


Kthehem n’shpi, pak krekosem
Bëj poterën dhe s’brengosem
Një pas një n’fyt derdhi gotën
Dhe më pas urrej tërë botën.


Se rakia mund t’kryej punë
Mos u mundo t’ma ndalosh
Kush se din më mirë se unë
Pi rakinë por s’jam sarhosh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT