Wednesday, March 25, 2026
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-SA DO TË DOJA

Xhemkadri Kastrati-SA DO TË DOJA

Ah, sa do të doja sot të jem me ty
Çka nuk shkruhet, s’bëhet kurrë
Në këtë mbrëmje të ngrehnim dolli
Por s’të le fati të tregohesh burrë.

E lus ëndrrën një herë të të kem
Sa të kalojmë së bashku një natë
E di, për të gjitha unë fajtor jam
Ah, do të çoja në qiellin e shtatë.

Ndodh shpesh njeriu s’e ka ditën
Kur s’ka fat, do të zemërohet kot
E di mirë ai, rastet nuk përsëriten
Krejt në fat mbështetet kjo botë.

Edhe këtë fat, pra, le ta hajë dreqi
Njëherë në jetë s’më vajti si duhet
Të gjenë një ditë kur je më së keqi
Dhe luan me ty lojën që nuk luhet!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT