Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-VEND PA NJERËZ

Xhemkadri Kastrati-VEND PA NJERËZ

Një ditë shkova për disa gjëra
Në atë shtëpinë time të vjetër
Çfarë të shoh, rrëmujë e tëra
Sikur të shkosh në botën tjetër.

Mbi gjysëm shekulli aty kalova
Kërceva pragun shumë ngadalë
Njeri s’pashë, fëmijë nuk takova
E u ktheva pa i thënë kujt fjalë.

Boshatisur të shumëtat shtëpi
Keq, t’i shohësh të gjitha bosh
Ahurat të thatë, nuk ka bagëti
S’ka as qen të lidhur nën kosh.

Poshtë në qendër disa i pashë
Pranë u shkova që të më njohin
Në kokë kapelë, përskaj u rashë
Të munden më mirë t’më shohin.

Përshëndetje o njerëz t’lumtur
A më tregoni të kujt djem jeni
Po e kërkoj një, moti i humbur
Sikur m’duket e quanin Xhemi.

Kemi dëgjuar për këtë farë njeri
Ndonse, këtej ai rrallë të vërehet
Thonë, me gojë e kish lënë i mjeri
Mos i gjallë, i vdekur do t’kthehet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence