Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritXhevat Dajaku-Ku ishin trimat

Xhevat Dajaku-Ku ishin trimat

Ku ishin trimat

Pas lufte filloi jeta më vlu’,
Si mbas çdo lufte që fillon jeta:
Kaos, nxitim dhe krimba blu;
Krimba që prishnin fryte t’vërteta!


Mos u hutoni, njerëz, edhe ju i dini,
Secili keni ndier e keni parë,
Mu për këtë të ndryshëm jemi,
Ca flasim e ca heshtni si varr!


E dini ju kur mësues u vranë,
Rrugët e sheshet shterp rrinin,
Asnjë n’protesta s’u pamë,
As rrugë, as shteg nuk nxinim!


U vranë ushtarak e humanistë,
Njerëz të zgjedhur, puro kombëtar,
Gazetarë, inxhinjier e juristë,
Dhe rruget heshtën si varr!


Edhe sot kur ndezet ndonjë shkëndijë,
Për drejtësinë që jap shpresë për dritë,
Zgjohen lugëtër, s’është çudi,
Në mbrojtje të dyshuarve si ato ditë!


Nëse mendoni që jam gabim,
Ma sillni, pra, mësuesin Haki,
Ma sillni Bekimin dhe vëllain tim,
Dhe unë prapë s’do heshti si varri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT