Monday, March 9, 2026
BallinaVitrina e libritXhevat I. Prebreza -LETRA E FUNDIT

Xhevat I. Prebreza -LETRA E FUNDIT

Edhe njëherë po të shkruaj
në fund, vepro si të duash
grise, digje, ose hidhe
le ta marrë era

Mos qaj, kujtoje ditën kur u takuam
kujtoje daten kur u ndam
kujtoj përqafimet, ledhatimet dhe puthjet
kujtoje besen që të pata dhënë

Në letren e bardh më del fytyra jote
më del buzëqeshja, më dalin syt e tu
në çdo rresht më del emri ytë
bukurija jote si e Zanës së maleve

Afër nuk të kam
kam vetëm fotografin tënde
flas me ty përmes saj
flas me fjalët tua

Sot më je larg, atje larg ku unë nuk arrij të vij
çdo natë të dërgoj të fala përmes yjeve
që ma formojnë emrin tënd
çdo natë pres një lajm, po ai nuk vjen

Në letren e fundit, deshta ti them dy fjalë
nëse vdes, mos eja tek varri
më le të qetë, mos mi rëndo plagët
lamtumirë!…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT