Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritXhevat I. Prebreza-MË LERË TË TË KUJTOJ

Xhevat I. Prebreza-MË LERË TË TË KUJTOJ

Më lerë të të kujtoj në heshtjen e natës
kur hëna zbret mbi dritaren time
ëndrrat më ngatërrohen me hapat e tu
si melodi e fshehur në zemrën time

Më lerë të të kujtoj në fjalët që s’ti thashë
në buzëqeshjen që m’u tret ndër buzë
në duart që kërkonin duart e tua
që prekin boshësinë e gjatë

Më lerë të të kujtoj në çdo stinë
kur pranvera çel me aromën tënde
kur vjeshta derdh gjethet e mallit mbi mua
dimri më mbështjell me mungesën tënde

Më lerë të të kujtoj pa më gjykuar
se kujtimi yt është dritë dhe plagë
një zjarr që digjet ngadalë brenda meje
pa u shuar kurrë, pa u fikur asnjëherë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT