Monday, March 30, 2026
BallinaVitrina e libritXhuma Xhixha-GLLËNJKA E KUJTIMEVE

Xhuma Xhixha-GLLËNJKA E KUJTIMEVE

Në filxhanin e një kafeje,
U pi koha – s’e mora vesh,
Aromë e hidhur, aromë dehjeje
Dhe një kujtim në kafé.

Në shkumën e bardhë shoh fytyra të vjetra,
Një buzëqeshje që dikur më priti në rrugë.
Ora ecën nëpër numra të përsëritura
Dhe qyteti më pi si një gllënjk’ në buzë.

Sikur çdo kokërr kafeje të ishte kujtim,
Të isha në mendjen e secilit prej jush,
Por unë trazohem dhe pihem çdo ditë
Si një gllënjkë e shuar… asgjë më shumë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT