Saturday, November 15, 2025
BallinaSportYamal rikthehet nga lëndimi, pritet të jetë i gatshëm për “El Clasico”

Yamal rikthehet nga lëndimi, pritet të jetë i gatshëm për “El Clasico”

Barcelona ka marrë një lajm të mirë përpara javës së ngarkuar që e pret.

Lamine Yamal është rikthyer në stërvitje dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e së shtunës ndaj Girona në La Liga, një shtysë e rëndësishme për katalanasit që duan të rikthehen te fitorja, teksa afrohet përballja e madhe me Real Madrid më 26 tetor.

Skuadra e Hansi Flick është mundur 4-1 nga Sevilla para ndeshjeve të kombëtareve dhe tani duhet të reagojë. Mesfushori Pedri Gonzalez e kishte cilësuar atë paraqitje si “më të dobëtën nën drejtimin e Flick”, ndërsa lëndimet e Robert Lewandowski dhe Dani Olmo e kanë përkeqësuar situatën.

Megjithatë, rikthimi i Yamal dhe Fermin Lopez në stërvitje, si dhe përparimi i Raphinha drejt rikuperimit të plotë, japin shpresë.

Yamal kishte humbur ndeshjen me Sevilla dhe më pas ndeshjet kualifikuese të Spanjës për Botëror për shkak të një problemi, por pritet të jetë i gatshëm për derbin me Girona. Ky rikthim është mjaft i vlefshëm për Barçën përpara periudhës së ngjeshur të ndeshjeve, pas Girona i pret përballja me Olympiacos në Champions League dhe më pas “El Clasico”.

Në anën tjetër, Joan Garcia, Gavi dhe Marc-Andre ter Stegen mbeten jashtë për më gjatë, duke kufizuar mundësitë e rotacionit për Flick./Rtk live/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT